Me qenin në timon, polica gjobit shoferin në Sllovaki

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Sllovaki, ku polica ka gjobitur një pronar makine, qeni i të cilit ishte në timon. Fotoja e postuar në Facebook tregon qenin “e qeshur” në sediljen e një Skoda.   Pronari i makinës këmbënguli që kafsha e tij, një qen gjuetie i kishte kërcyer papritur në prehër. Por [...]Read More...

Shtator 30, 2023 - 15:55
 0
Me qenin në timon, polica gjobit shoferin në Sllovaki

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Sllovaki, ku polica ka gjobitur një pronar makine, qeni i të cilit ishte në timon. Fotoja e postuar në Facebook tregon qenin “e qeshur” në sediljen e një Skoda.

 

Pronari i makinës këmbënguli që kafsha e tij, një qen gjuetie i kishte kërcyer papritur në prehër. Por oficerët në fshatin Sterusy, në veri-lindje të kryeqytetit, Bratislavë, thanë se pamjet tregojnë se ngjarja nuk ndodhi kështu.

Nuk është e qartë nëse gjoba e lëshuar për pronarin, në vend të qenit, ishte për shpejtësinë ose për faktin se në timon ishte një kafshë shtëpiake. Policia u ka bërë apel shoferave që të sigurojnë kafshët e tyre të gjatë vozitjes.

“Edhe një kafshë e vogël mund të rrezikojë jetën dhe shëndetin tuaj gjatë vozitjes”, paralajmëroi policia.

/abcnews.al

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.