Me thikë në bark dhe e mbuluar nga gjaku, 40-vjeçarja shqiptare u gjet e vrarë në mes të rrugës, kishte denoncuar partnerin për dhunë

Policia greke po heton në disa pista për të arritur në gjurmët e autorit/autorëve të vrasjes së 40-vjeçares shqiptare në Athinë. 40-vjeçarja u

Maj 16, 2024 - 08:30
 0
Me thikë në bark dhe e mbuluar nga gjaku, 40-vjeçarja shqiptare u gjet e vrarë në mes të rrugës, kishte denoncuar partnerin për dhunë

Policia greke po heton në disa pista për të arritur në gjurmët e autorit/autorëve të vrasjes së 40-vjeçares shqiptare në Athinë.

40-vjeçarja u gjet nga autoritetet në kryqëzimin e rrugëve Parnithos dhe Aristotelous, një nga pikat më qendrore të Menidit, me një thikë në bark dhe e mbuluar nga gjaku

Sipas informacioneve, nga të dhënat e para të mbledhura nga EL.AS., rezulton se 40-vjeçarja gjatë javës së Pashkëve u ishte drejtuar autoriteteve dhe kishte denoncuar bashkëshortin e saj për dhunë në familje.

Në atë kohë, oficerët i kishin shprehur gatishmërinë që ta çonin në një strukturë mbrojtëse, por ajo e refuzoi. Tani policia po kërkon partnerin e viktimës, por pa përjashtuar edhe pistat e tjera./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.