“Më vjen keq që ke përfunduar në këtë gradë”, agravon debati mes Romeos dhe Julit

Romeo dhe Juli kanë debatuar me njëri-tjetrin gjatë prime-t të sotëm të Big Brother VIP. Situata mes tyre ka agravuar në tone të ashpra, në të cilat të dyja palët kanë shpërthyer me akuza. Shkak i kësaj situate ka qenë mënyra se si secili ka vendosur të luajë brenda mureve të shtëpisë më të famshme […]

Shkurt 20, 2024 - 22:24
 0
“Më vjen keq që ke përfunduar në këtë gradë”, agravon debati mes Romeos dhe Julit

Romeo dhe Juli kanë debatuar me njëri-tjetrin gjatë prime-t të sotëm të Big Brother VIP.

Situata mes tyre ka agravuar në tone të ashpra, në të cilat të dyja palët kanë shpërthyer me akuza.

Shkak i kësaj situate ka qenë mënyra se si secili ka vendosur të luajë brenda mureve të shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Romeo: Juli është një personalitet, një super aktori. Mua më vjen keq që përfundon në këtë lloj grade. Prandaj i lash që të qetësohej. Juli nuk ka argumenta. Nuk flet të vërteta dhe bie në gropën që krijon vetë. Juli ku bëhet me nerva i flet goja para mendjes. Ai edhe ofendon.

Juli: Ku të kam ofenduar unë ty?

Romeo: Ti edhe në humor je banal. Juli nuk ka argumenta. Ai të gjithë ushtarët e tij po i nxjerr jashtë.

Ledion Liço: Atëhere fol me emra Romeo.

Romeo: Juli sapo lëshoi Gazin, sapo e lëshoi nga vilajeti i vet derisa ta nxjerri. Ledjonën që e ka shoqe.

Juli: Ju e dëgjuat mentalitetin e brigadierit të shtëpisë.

Romeo: Ty të dhemb, nuk ke argumenta. Ti nuk thua emra. Je frikacak. Ma thuaj me emra kë kam ushtar?

Juli: Si kë ke ushtarë? Romeo ti i konsideron njerëzit ose si ushtarë ose si shokë.

/f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.