Media shqiptare humb profesionistin e madh: Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i gazetarisë sportive

Ka ndërruar jetë në moshën 78-vjeçare gazetari dhe “Mjeshtri i Madh” Bedri Alimehmeti. Ai lindi në vitin 1945 në Tiranë. Alimehmeti ka botuar ndër të tjera tregimet si “Tirana e përgjakur”, për ekzekutimet pa gjyq që u bënë në Tiranë në muajt tetor-nëntor të vitit 1944. “Masakra e terrorit komunist në Tiranë, 28 tetor 1944–16 […]

Tetor 31, 2023 - 18:55
 0
Media shqiptare humb profesionistin e madh: Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i gazetarisë sportive

Ka ndërruar jetë në moshën 78-vjeçare gazetari dhe “Mjeshtri i Madh” Bedri Alimehmeti. Ai lindi në vitin 1945 në Tiranë.

Alimehmeti ka botuar ndër të tjera tregimet si “Tirana e përgjakur”, për ekzekutimet pa gjyq që u bënë në Tiranë në muajt tetor-nëntor të vitit 1944.

“Masakra e terrorit komunist në Tiranë, 28 tetor 1944–16 nëntor 1944” (Tiranë, 2001); “Skënder Halili: vezullimi i një ylli” (Tiranë, 2008), “Shyqyri Rreli: një jetë për futbollin shqiptar” (Tiranë, 2010), janë disa nga botimet e tij për fushën sportive.

Ai njihet edhe për kontributin dhe përkushtimin si gazetar sportiv në disa të përditshme në vend./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.