Media spanjolle: Flick ka rënë dakord me Barcelonën

Barcelona ka arritur një marrëveshje për kushtet e një kontrate personale me specialistin gjerman Hans-Dieter Flick. Lajmin e ka publikuar mbrëmjen e sotme

Maj 24, 2024 - 08:35
 0
Media spanjolle: Flick ka rënë dakord me Barcelonën

Barcelona ka arritur një marrëveshje për kushtet e një kontrate personale me specialistin gjerman Hans-Dieter Flick.

Lajmin e ka publikuar mbrëmjen e sotme gazeta katalanase “Sport”.

Sipas burimit, Barcelona dhe Flick kanë rënë dakord për një kontratë dyvjeçare me mundësi vazhdimi.

Mësohet se eksperti gjerman ka bindur drejtuesit e Barcelonës me vizionin e tij se ai është një kandidat i përshtatshëm për këtë pozicion.

Vetë Flick dëshiron të zbatojë një projekt afatgjatë.

Flick ka qenë më parë në krye të Bayern Munihut dhe kombëtares gjermane.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.