Mediat e Kosovës: Shërbimet sekrete të Serbisë kanë planifikuar sulm terrorist ndaj serbëve
Shërbimet sekrete të Serbisë po planifikojnë sulme terroriste sekrete ndaj serbëve që jetojnë në Kosovë. Kështu raportojnë mediat e Kosovës, në një artikull ku theksohet se burime ndërkombëtare, të pacituara, kanë ngritur alarmin për një inskenim të rëndë të planifikuar nga shërbimet sekrete serbe për të vrarë ndonjë çift të moshuar në vendbanimet me shumicë […]
Shërbimet sekrete të Serbisë po planifikojnë sulme terroriste sekrete ndaj serbëve që jetojnë në Kosovë. Kështu raportojnë mediat e Kosovës, në një artikull ku theksohet se burime ndërkombëtare, të pacituara, kanë ngritur alarmin për një inskenim të rëndë të planifikuar nga shërbimet sekrete serbe për të vrarë ndonjë çift të moshuar në vendbanimet me shumicë popullsie serbe.
Mes të tjerash, në artikullin e publikuar nga KosovaPress, shkruhet se sulmi mund të realizohet edhe ndaj fëmijëve serbë me qëllim fajësimin e Kosovës dhe largimin e vëmendjes nga zhvillimet serb. .
“Lidhur me këto indikacione, janë informuar edhe strukturat e sigurisë në Kosovë”, ka thënë i njëjti burim, raportojnë mediat e Kosovës.
Kujtojmë se në Serbi, Vuçiç po përballet me protesta të fuqishme gna ana e opozitës që pretendon për vjedhje të zgjedhjeve parlamentare. Ditën e djeshme (4 janar), u rrah brutalisht dhe u arrestua politikani serb, Nikola Sanduloviç i cili nderoi Adem Jasharin në memorialin e tij në Prekaz.
/f.s
What's Your Reaction?