Mediat serbe: Abazovic sulmohet në një diskoteke në Budva

Mediat serbe thonë se kryeministri në largim i Malit të Zi, Dritan Abazoviç është sulmuar mbrëmjen e së dielës në një diskotekë në

Gusht 21, 2023 - 10:20
 0
Mediat serbe: Abazovic sulmohet në një diskoteke në Budva

Mediat serbe thonë se kryeministri në largim i Malit të Zi, Dritan Abazoviç është sulmuar mbrëmjen e së dielës në një diskotekë në Budva.

 

Lajmi raportohet nga gazeta serbe Kurir.

 

Sipas këtij burimi, Abazovic ka qënë duke ndjekur performance e Dino Merlin në diskoteken “Top Hill”  kur është sulmuar.

 

Dritani ishte në shfaqjen e Merlinit, kur një nga vizitorët tentoi t’i afrohej dhe ta sulmonte. Ai ka shqiptuar një breshëri ofendimesh, e më pas ka tentuar t’i afrohet”, sikurse shkruan  Kurir, e cila shton se ne diskotekë është krijuar kaos dhe rrëmujë, ndërsa rojet e sigurisë së kryeministrit kanë reaguar me shpejtësi për të neutralizuar sulmin.

 

Mirëpo mediat malazeze duke iu referuar burimeve jozyrtare nga policia e Malit të Zi kanë një version tjetër të ngjarjes duke thënë se sherri ka qënë mes personave të tjerë dhe Abazovic vetëm sa ka qënë aty rastësisht.

 

Pritet dalja zyrtare e autoriteteve vendase për të kuptuar realisht se cfarë ka ndodhur,.

 

 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.