Megaoperacioni i SPAK, GJKKO konfirmon arrestin në burg për 4 prej të akuzuarve

Pesë prej personave të arrestuar nga megaoperacioni i SPAK që goditi 7 grupe kriminale, dolën sot për vlerësimin e masës së sigurisë para Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Gazetarja e Tv Klan, Bleona Metushi raportoi se para gjykatës dolën Emiljano Shullazi, Besjan Xhixha, Enver Diva, Gjergj Cukali dhe Albert Zaja. GJKKO […]

Maj 20, 2024 - 12:30
 0
Megaoperacioni i SPAK, GJKKO konfirmon arrestin në burg për 4 prej të akuzuarve

Pesë prej personave të arrestuar nga megaoperacioni i SPAK që goditi 7 grupe kriminale, dolën sot për vlerësimin e masës së sigurisë para Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Gazetarja e Tv Klan, Bleona Metushi raportoi se para gjykatës dolën Emiljano Shullazi, Besjan Xhixha, Enver Diva, Gjergj Cukali dhe Albert Zaja.

GJKKO konfirmoi masën e sigurisë arrest në burg për 4 prej të akuzuarve, ndërsa për Emiljano Shullazin do të shqyrtohet në orën 14:00 kur dhe do të merret në pyetje.

Ndërkohë, ata ishin në paraburgim edhe para lëshimit të urdhër-arresteve të rinj, pasi janë nën hetim apo gjykim për krime të tjera të mëparshme.

Këta persona u zbuluan se kishin komunikime në aplikacionet e koduara me personazhe të tjerë të njohur të botës së krimit, edhe pse ishin në qeli.

SPAK i akuzon ata se janë të përfshirë në ngjarje kriminale përgjatë vitit 2020 në bashkëpunim me personazhe të tjerë, për organizime atentatesh.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.