Megaoperacioni i SPAK për “kokat” e krimit, GJKKO lë në burg 9 të arrestuarit

GJKKO ka lënë në burg 9 personat që u arrestuan në kuadër të megaoperacionit të SPAK. Bëhet fjalë për Naim Stafuka, Armando Ndreca,

Maj 19, 2024 - 16:50
 0
Megaoperacioni i SPAK për “kokat” e krimit, GJKKO lë në burg 9 të arrestuarit

GJKKO ka lënë në burg 9 personat që u arrestuan në kuadër të megaoperacionit të SPAK.

Bëhet fjalë për Naim Stafuka, Armando Ndreca, Robert Laçi, Viktor Imeraj, Satilno Basho, Deivis Bajramaj, Drianto Bardhi, Miri Bruli.

Nga operacioni i fundit SPAK njoftoi zyrtarisht se bllokoi pasuritë e 7 grupeve kriminale në vlerën e 4.5 milionë eurove.

Operacioni i autoriteteve shqiptare në bashkëpunim me agjencitë e huaja ligjzbatuese u shtri në disa qytete të vendit si dhe në Itali, Gjermani, Spanjë e Belgjikë. SPAK mundi të arrestojë 20 persona, ndërsa 30 të tjerë u shpallen në kërkim.

Sipas hetuesve grupet kriminale me rrezikshmëri të lartë kryenin aktivitetin në Tiranë, Durrës, Vlorë, Lezhë, Fushë-Krujë dhe Rrëshen. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.