Megaoperacioni “Tempulli”, goditen 4 raste në fushën e narkotikëve në Lezhë

Në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Tempulli” janë goditur 4 raste të tjera në fushën e narkotikëve në Lezhë. Në ambientet e një lokali në pronësi të qytetarit me iniciale F.Gj. në Gjormë të Kurbinit, shërbimet e policisë konstatuan se ky ambient ishte përshtatur për përdorimin dhe shitjen e lëndëve narkotike. Në vijim, u […]

Tetor 16, 2023 - 11:50
 0
Megaoperacioni “Tempulli”, goditen 4 raste në fushën e narkotikëve në Lezhë

Në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Tempulli” janë goditur 4 raste të tjera në fushën e narkotikëve në Lezhë.

Në ambientet e një lokali në pronësi të qytetarit me iniciale F.Gj. në Gjormë të Kurbinit, shërbimet e policisë konstatuan se ky ambient ishte përshtatur për përdorimin dhe shitjen e lëndëve narkotike. Në vijim, u kap në flagrancë në këtë lokal me doza kokaine me vete, shtetasi me iniciale G. Z., i cili nga verifikimet e mëtejshme rezultoi se kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata, për armëmbajtje pa leje dhe kanosje.

Në përfundim të veprimeve procedurale për rastin, u vunë në pranga shtetasit F. Gj., 29 vjeç, banues në Kurbin dhe G. Z., 50 vjeç, banues në Lezhë, si dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, sasia e lëndës së dyshuar narkotike, kokainë.

Për 3 raste të tjera, u referuan materialet procedurale në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit V. Z., 21 vjeç, A. D., 22 vjeç dhe A. Gj., 22 vjeç, të tre banues në Lezhë, pasi nga kontrollet në automjetet me të cilat lëviznin, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, sasi të lëndës të dyshuar narkotike cannabis sativa, të ndara në doza, të gatshme për shitje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

/f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.