Meloni feston suksesin në zgjedhjet evropiane dhe bën shenjën e fitores: Na panë që po vinim, por nuk mundën të na ndalonin

“Fratelli d’Italia konfirmon veten si partia kryesore italiane, duke tejkaluar rezultatin e zgjedhjeve të fundit politike”. Këtë e ka shkruar në rrjetet sociale

Qeshor 10, 2024 - 10:40
 0
Meloni feston suksesin në zgjedhjet evropiane dhe bën shenjën e fitores: Na panë që po vinim, por nuk mundën të na ndalonin

“Fratelli d’Italia konfirmon veten si partia kryesore italiane, duke tejkaluar rezultatin e zgjedhjeve të fundit politike”.

Këtë e ka shkruar në rrjetet sociale kryeministrja Giorgia Meloni, e cila ka postuar një foto ku ka bërë me dorë shenjën e fitores.

Në natën mes të dielës dhe të hënës, pas orës dy, Giorgia Meloni festoi rezultatin e mirë të partisë së saj në zgjedhjet evropiane, e cila doli e para me 28.8 për qind të votave.

Meloni tha: “Gjithsesi, në rastin tonë na panë që po vinim, por nuk mundën të na ndalonin”.

Më pas ajo u largua nga skena.

Ishte një referencë e qartë për frazën që tha Elly Schlein kur u zgjodh çuditërisht sekretare e Partisë Demokratike vitin e kaluar: “Ata nuk na panë të vinim as këtë herë”.

Është një lloj huazimi nga anglishtja, në të cilën shprehja  “nuk e pa se po vjen” përdoret kur diçka ndodh papritur, pa u parashikuar. Meloni nënkuptoi se suksesi i “Vëllezërve të Italisë” konsiderohej i mundshëm, por palët e tjera nuk kishin si ta frenonin atë.

Teksa Meloni u largua nga skena, në sallë u dëgjua shprehja “përshëndetje Macron”, e shqiptuar nga deputeti i Fratelli d’Italia, Federico Mollicone. Partia e presidentit francez arriti një rezultat zhgënjyes në zgjedhjet evropiane.

Pas rezultatit, Macron u detyrua të shpallte zgjedhje të parakohshme parlamentare./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.