Menaxheri i Kumbullës jep detaje mbi rikuperimin e mbrojtësit

Menaxheri i Marash Kumbullës, gjatë një interviste për “TuttoMercatoWeb”, ka dhënë detaje të rëndësishme sa i përket procesit të rikuperimit të klientit të tij. “Ka shumë dëshirë dhe procesi i rikuperimit po shkon mirë. Stafi i Romës është në lartësinë e duhur dhe dëshira e lojtarit është e madhe që të rikthehet sa më shpejt”, […]

Shtator 29, 2023 - 14:55
 0
Menaxheri i Kumbullës jep detaje mbi rikuperimin e mbrojtësit

Menaxheri i Marash Kumbullës, gjatë një interviste për “TuttoMercatoWeb”, ka dhënë detaje të rëndësishme sa i përket procesit të rikuperimit të klientit të tij.

“Ka shumë dëshirë dhe procesi i rikuperimit po shkon mirë. Stafi i Romës është në lartësinë e duhur dhe dëshira e lojtarit është e madhe që të rikthehet sa më shpejt”, tha Xhani Vitali.

Në intervistë menaxheri thekson impaktin që ka patur lindja e vajzës në këtë rrugëtim të vështirë të Kumbullës. “Marashi ka kaluar ditë të vështira, por ardhja në jetë e vajzës ka bërë që ai të fitojë më shumë moral dhe të bëjë durim për rikthimin në fushë”, tregoi Vitali.
“Si Roma dhe lojtari nuk duan që të nxitohen dhe mendoj se rikthimi i tij në fushë mund të jetë në muajt e parë të vitit që vjen”, zbulon Vitali.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.