Mendon se ka gjetur vëllain, Edlira tregon si u njoh me Kledin: M’u prish soba, erdhi si teknik. Fëmijët e thërrasin ‘dajë’

Rubrika “Ka Një Mesazh Për Ty” në emisionin “E Diela Shqiptare” na solli një rast të dhimbshëm. Edlira beson se ka gjetur vëllain e saj, për të cilin mjekët thanë se ka vdekur 50 vite më parë. Ajo rrëfeu përballë Ardit Gjebreas se e mori vesh që vëllai ishte gjallë 15 vite më parë para […]

Janar 1, 2024 - 19:14
 0
Mendon se ka gjetur vëllain, Edlira tregon si u njoh me Kledin: M’u prish soba, erdhi si teknik. Fëmijët e thërrasin ‘dajë’

Rubrika “Ka Një Mesazh Për Ty” në emisionin “E Diela Shqiptare” na solli një rast të dhimbshëm. Edlira beson se ka gjetur vëllain e saj, për të cilin mjekët thanë se ka vdekur 50 vite më parë.

Ajo rrëfeu përballë Ardit Gjebreas se e mori vesh që vëllai ishte gjallë 15 vite më parë para se të ndërronte jetë gjyshja e saj. Kjo e fundit i kishte treguar mbesës se vite më parë kishte bërë një mëkat dhe i la amanet që vëllain ta kërkonin 40 ditë pasi ajo të kishte ndërruar jetë.

Pas disa kohësh, Edlira i rrëfen të ëmës, Dritës, se çfarë kishte mësuar. Tashmë, ajo beson se vëllain e ka gjetur dhe ai quhet Kledi. Por si ndodhi kjo? Gjithçka na e rrëfen vetë Edlira.

Edlira: Më bën çudi pas 1 jave mua soba më prishet. Vete tek një teknik poshtë unë dhe thashë dua një teknik për sobën, është dhe Viti i Ri do bëj bakllavanë thashë unë. Më tha mua, kam një teknik, merr këtë numër. Mora këtë numër, ishte numri i Kledit.

Ardit Gjebrea: Tekniku?

Edlira: Tekniku. Erdhi ky, filloi të rregullonte sobën. Unë po flisja me mamanë. Dëgjon Kledi. Nga je ti thotë. Nga Ura Vajgurore. Nga andej jam dhe unë tha. Me çfarë mbiemri i thashë unë. Muka tha. S’ka Muka i thashë unë. Po më shikonte kështu. E di si është puna tha, unë jam i birësuar. Po thashë, ku ke lindur? Nga Ura tha, por nënën nuk e di. Çfarë muaji i thashë? Korrik. Prit ti thashë unë. Mora vëllanë e madh në telefon. I thashë vëllait unë, ore më duket se gjeta vëllain dhe me ty ngjan ky po këtu, këtu… Ka ardhur të nesërmen vëllai i madh, ka takuar Kledin. Erdhën gjërat mirë.

Më pas, Edlira tregoi se duke investiguar në dokumente doli në emër një grua tjetër për nënë, Shpresa Dervishi dhe babait me emrin Pëllumb. Mirëpo sipas saj, Kledi nuk e ndjente atë si mamanë e tij dhe shikonte nga Drita, e cila është e ëma e Edlirës. Mes Kledit dhe Edlirës tashmë ka një afrimitet pasi fëmijët e tyre i thërrasin dajë dhe hallë ata. Por pavarësisht kësaj Edlira kërkon të mësojë të vërtetën dhe thotë se cilado qoftë ajo, miqësia mes të dyve do të vijojë.

Ardit Gjebrea: Ti mendon që historia. Vendi i lindjes, shumë të dhëna përputhen dhe ti mendon që Kledi është vëllai yt?

Edlira: Edhe karakterin e babit se mamaja është më e hedhur, më e gojës. Edhe babi është më i ndrojtur. Edhe ky rri më i ndrojtur.

Ardit Gjebrea: Kledi ka familje?

Edlira: Ka nënën që është birësuar, ka bashkëshorten dhe dy fëmijë, një djalë dhe një vajzë.

Ardit Gjebrea: Keni hyrje-dalje?

Edlira: Kemi shumë, bëhemi të dy.

Ardit Gjebrea: Tani jeni bërë si vëlla e motër?

Edlira: Po.

Ardit Gjebrea: Mos më thuaj që fëmijët të thërrasin hallë?

Edlira: Më thërrasin, po të dy.

Ardit Gjebrea: Po fëmijët e tu i thërrasin dajë Kledit?

Edlira: I thërrasin.

Ardit Gjebrea: Pra halla dhe daja jeni ju?

Edlira: Po, por tani duam të dimë edhe një çikë të vërtetën që është s’është, ne prapë miqësinë do ta mbajmë. Po të dimë. Dhe ai të dijë origjinën e tij./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.