“Mendova se mund të mos kisha të tjera minuta”/ Adrola Dushi rrëfen ngjarjen që mund të kishte pasoja të rënda

Dita e djeshme nuk ka qenë e lehtë për Adrola Dushin e cila ka kaluar një situatë të vështirë. Por, fatmirësisht gjithçka shkoi mirë. Përmes një postimi në Instagram, ajo ka treguar se teksa po ecte, makina e saj ka pësuar një defekt që mund të kishte pasoja të mëdha. Adrola shkruan se mbeti e […]

Shtator 25, 2023 - 10:40
 0
“Mendova se mund të mos kisha të tjera minuta”/ Adrola Dushi rrëfen ngjarjen që mund të kishte pasoja të rënda

Dita e djeshme nuk ka qenë e lehtë për Adrola Dushin e cila ka kaluar një situatë të vështirë. Por, fatmirësisht gjithçka shkoi mirë.

Përmes një postimi në Instagram, ajo ka treguar se teksa po ecte, makina e saj ka pësuar një defekt që mund të kishte pasoja të mëdha.

Adrola shkruan se mbeti e tmerruar kur pa se makina e saj nuk po merrte komanda, por nuk ndodhi asgjë e rëndë dhe askush nuk u lëndua. Ish-Missi u shpreh se ndihet falënderuese dhe se ky moment e ka bërë të reflektojë për gjërat e bukura që ka në jetë.

“Sot kam kaluar një nga ditët e mia më pak të mira. Për herë të parë në jetën time mendova se mund të mos kisha të tjera minuta këtu. Falë Zotit nuk ndodhi asgjë e rëndë dhe askush nuk u lëndua, por kur kuptova që makina ime s’po merrte asnjë komandë më nga unë s’e di, të them u tmerrova është pak. Po falë Zotit jam mirë. Sa bukur është kur ndalesh dhe mendon vetëm për gjërat e bukura që kemi në jetë. Edhe pse ne këtë e kuptojmë vetëm në momente të dhunshme. Jam kaq shumë falënderuese ndaj të madhit Zot! Ai s’më ka lënë kurrë vetëm”, ka shkruar Adrola në postim.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.