Meritoni largohet nga shtëpia e “BBV”, dërgohet te Trauma

Mbrëmja e djeshme ishte tepër e gjatë dhe plot dinamika për banorët e spektaklit televiziv “BBV3” të cilët u gjendën përballë shumë akuzave, debateve dhe padiskutim shumë surpriza për ta. Modelja Sara Gjordeni ishte banorja e cila u përjashtua prej produksionit dhe gjatë daljes nga shtëpia pranoi të takonte vetëm dy prej banorëve, Bardhin dhe […]

Mars 6, 2024 - 19:10
 0
Meritoni largohet nga shtëpia e “BBV”, dërgohet te Trauma

Mbrëmja e djeshme ishte tepër e gjatë dhe plot dinamika për banorët e spektaklit televiziv “BBV3” të cilët u gjendën përballë shumë akuzave, debateve dhe padiskutim shumë surpriza për ta.

Modelja Sara Gjordeni ishte banorja e cila u përjashtua prej produksionit dhe gjatë daljes nga shtëpia pranoi të takonte vetëm dy prej banorëve, Bardhin dhe Meritonin.

Mirëpo ky i fundit nuk është ndjerë mirë dhe për këtë arsye Ledioni i ka thënë të largohej për në dhomën e rrëfimit në mënyrë që të merrte ndihmë mjekësore.

Por në fakt nuk ka qenë ashtu, pasi është zbuluar se Meritoni ka dalë nga shtëpia dhe është dërguar për në Spitalin e Traumës.

Ai ka qëndruar për pak kohë aty mirëpo ky detaj nuk është zbuluar prej produksionit.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.