Merr flakë banesa në Korçë/ Zjarrëfikësit  nxjerrin jashtë të moshuarin, vijon puna për fikjen e zjarrit

Një banesë në Korçë është përfshirë nga flakët mëngjesin mëngjesin e kësaj të premte.   Ngjarja ndodhi në lagjen 12 të qytetit. Zjarrfikësja

Shtator 22, 2023 - 11:20
 0
Merr flakë banesa në Korçë/ Zjarrëfikësit  nxjerrin jashtë të moshuarin, vijon puna për fikjen e zjarrit

Një banesë në Korçë është përfshirë nga flakët mëngjesin mëngjesin e kësaj të premte.

 

Ngjarja ndodhi në lagjen 12 të qytetit. Zjarrfikësja aktualisht ndodhet në vendngjarje për shuarjen e flakëve.

 

Mësohet se brenda banesës ndodhej një i moshuar, i cili është nxjerrë nga policia dhe zjarrfikësit. Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes, ndërsa policia ka nisur hetimet.

 

NJOFTIMI I POLICISE

 

Më datë 22.09.2023, rreth orës 10:45, në lagjen nr. 11, Korçë, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit Dh. S., ku nga të dhënat paraprake nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

 

Shërbimet e zjarrfikëses, ndodhen në vendngjarje për të bërë të mundur shuarjen e zjarrit. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.