Merr flakë mobileria në Fier, punëtorët mundohen të shpëtojnë materialet

Një fabrikë mobilierie ka marrë flakë pak minuta më parë në fshatin Ferm – Çlirim në Fier, ku katër zjarrfikëse kanë shkuar në vendngjarje dhe mbi 50 punëtorë po mundohen të nxjerrin nga flakët materialet e paprekura. Mwsohets e, fillimisht zjarri ka rënë në magazinat e fabrikës dhe më pas është përhapur me shpejtësi në […]

Tetor 27, 2023 - 14:55
 0
Merr flakë mobileria në Fier, punëtorët mundohen të shpëtojnë materialet

Një fabrikë mobilierie ka marrë flakë pak minuta më parë në fshatin Ferm – Çlirim në Fier, ku katër zjarrfikëse kanë shkuar në vendngjarje dhe mbi 50 punëtorë po mundohen të nxjerrin nga flakët materialet e paprekura.

Mwsohets e, fillimisht zjarri ka rënë në magazinat e fabrikës dhe më pas është përhapur me shpejtësi në ambientet e tjera.

Katër mjete zjarrfikëse të Fierit e Patosit janë duke punuar për neutralizimin e flakëve por e kanë shumë të vështirë  pasi në magazina ndodhen materiale lehtësisht të djegshme.

Ndërkohë rreth 50 punëtorë të kësaj fabrike janë duke u përpjekur të nxjerrin prej ambienteve të pa përfshira nga flakët bazën materiale.

Në vendngjarje ndodhet dhe policia ndërsa re tymi të zeza kanë mbuluar të gjithë zonën.

/f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.