Merr flakë në ecje makina në aksin Levan-Tepelenë

Një automjet ka marr flakë në ecje pasditen e sotme në autostradën Levan-Tepelenë në afërsi të Kthesës së Poçemit. Burime informacioni nga Drejoria

Maj 6, 2024 - 21:35
 0
Merr flakë në ecje makina në aksin Levan-Tepelenë

Një automjet ka marr flakë në ecje pasditen e sotme në autostradën Levan-Tepelenë në afërsi të Kthesës së Poçemit.

Burime informacioni nga Drejoria e Policisë Vendore pohuan se makina ka qen në lëvizje . Drejtuesi i automjetit kur ka parë tymin në pjesën para makinës ka hapur krahun e ka ndaluar mjetin duke njoftuar policinë.

Kanë qenë forca të policisë dhe zjarrfikseve që kanë shkuar në vendngjarje për të shuar flakët në automjet dhe për të përcaktuar rrethanat se përse ka ndodhur zjarri.

Po këto burime informacioni pohuan se ka pasur vetëm dëme materiale.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.