Mes 19 të pandehurve që akuzohen se kanë ndërhyrë në zgjedhjet në Gjeorgji, edhe Trump! Autoritetet: Kanë kohë 1 javë për t’u vetëdorëzuar

Një juri e madhe me bazë në Atlanta paditi ish-presidentin e SHBA, Donald Trump dhe 18 të të tjerë me akuza shtetërore javën e kaluar, që rrjedhin nga përpjekjet e tyre për të përmbysur humbjen elektorale të ish-presidentit në vitin 2020 në shtetin Peach. Të pandehurit kanë kohë deri në mesditën e së premtes për […]

Gusht 21, 2023 - 20:20
 0
Mes 19 të pandehurve që akuzohen se kanë ndërhyrë në zgjedhjet në Gjeorgji, edhe Trump! Autoritetet: Kanë kohë 1 javë për t’u vetëdorëzuar

Një juri e madhe me bazë në Atlanta paditi ish-presidentin e SHBA, Donald Trump dhe 18 të të tjerë me akuza shtetërore javën e kaluar, që rrjedhin nga përpjekjet e tyre për të përmbysur humbjen elektorale të ish-presidentit në vitin 2020 në shtetin Peach.

Të pandehurit kanë kohë deri në mesditën e së premtes për t’u dorëzuar vullnetarisht te autoritetet, tha javën e kaluar Prokurori i Qarkut Fulton Fani Willis, citon CNN.

Këtu janë 19 personat e akuzuar në rastin e Gjeorgjisë, sipas  aktakuzës :

Donald Trump,  ish-president i SHBA

Rudy Giuliani, avokat i Trump

Mark Meadows, shefi i stafit të Shtëpisë së Bardhë

John Eastman, avokat i Trump

Kenneth Chesebro, avokat pro Trump

Jeffrey Clark, zyrtar i lartë i Departamentit të Drejtësisë

Jenna Ellis, avokate e fushatës së Trump

Robert Cheeley, avokat që promovoi pretendimet për mashtrim

Mike Roman, zyrtar i fushatës së Trump

David Shafer, kryetar i GOP të Gjeorgjisë dhe zgjedhës i rremë

Shaën Still, zgjedhës i rremë i GOP

Stephen Lee,

Harrison Floyd , lider i Black Voices for Trump

Trevian Kutti, publicist

Sidney Powel l, avokat i fushatës së Trump

Cathy Latham,

Scott Hall,

Misty Hampton , mbikëqyrëse e zgjedhjeve në Coffee County

Ray Smith, avokat i fushatës së Trump./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.