Mes viktimave të aksidentit hekurudhor në Tempi, një rrugë në Larisa merr emrin e vajzës shqiptare

Këshilli i Komunës së 3-të në Larisa ka vendosur në mbledhjen e muajit të kaluar për ndryshimin e emrit të rrugës “Solona” me emrin e Klaudia Alexandra Lata (siç ishte pagëzuar 20-vjeçarja) ndërsa vendimi do të zbatohet këto ditë. 20-vjeçarja shqiptare humbi jetën në aksidentin hekurudhor në Tempi. Rruga do të jetë në zonën Nea Smirni, […]

Janar 16, 2024 - 08:47
 0
Mes viktimave të aksidentit hekurudhor në Tempi, një rrugë në Larisa merr emrin e vajzës shqiptare

Këshilli i Komunës së 3-të në Larisa ka vendosur në mbledhjen e muajit të kaluar për ndryshimin e emrit të rrugës “Solona” me emrin e Klaudia Alexandra Lata (siç ishte pagëzuar 20-vjeçarja) ndërsa vendimi do të zbatohet këto ditë. 20-vjeçarja shqiptare humbi jetën në aksidentin hekurudhor në Tempi.

Rruga do të jetë në zonën Nea Smirni, afër kishës së Shën Dhimitrit, ku u rrit Klaudia. Vajza ishte studente e shkëlqyer e Mjekësisë në universitetin Aristotelis të Selanikut. Mësuesit e Klaudias e kujtojnë si një nga nxënëset më të veçanta të shkollës, ekselente në të gjitha vitet. Klaudia humbi jetën pas përplasjes së së trenave në Tempi, natën e 28 shkurtit 2023, duke u kthyer nga karnavali i Patrës në Selanik.

Prindërit e Klaudias në një prononcim për median kujtojnë se si i kërkuan të ndalojë pak ditë në Larisa për t’u çmallur, pasi nuk do të kishte leksione, por Klaudia refuzoi sepse donte të studionte. Klaudia Lata është një nga 4 viktimat shqiptarë dhe ndër rreth 60 të rinjtë që humbën jetën në aksidentin e frikshëm, për të cilin akoma nuk ka asnjë të dënuar nga drejtësia greke.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.