Mesazh për Putinin, G7 do të diskutojë sanksione të tjera ndaj Rusisë

Burime diplomatike italiane, duke iu referuar takimit të liderëve të G7 që do të mbahet të shtunën, nënvizuan se do të shqyrtohet mundësia

Shkurt 20, 2024 - 20:54
 0
Mesazh për Putinin, G7 do të diskutojë sanksione të tjera ndaj Rusisë

Burime diplomatike italiane, duke iu referuar takimit të liderëve të G7 që do të mbahet të shtunën, nënvizuan se do të shqyrtohet mundësia e shtrëngimit të sanksioneve ndaj Moskës.

Një referencë e veçantë do t’i bëhet kanaleve të financimit të Rusisë dhe eksportit të burimeve të saj energjetike. Në të njëjtën kohë, në mbledhjen e parë nën presidencën italiane pritet të dërgohet një mesazh i qartë, i cili do të përgënjeshtojë se Perëndimi është lodhur duke mbështetur Ukrainën.

Ndërkohë, reagimi që presidenti rus Vladimir Putin i dha një studenteje italiane në Universitetin e Moskës për marrëdhëniet ruso-italiane bëri bujë në Romë.

“Italia ka qenë gjithmonë pranë nesh, më kujtohet mënyra se si më pritët, u ndjeva si në shtëpinë time”, tha Putin. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.