“Meshkujt shqiptarë kanë frikë nga femrat e zgjuara”, pastori kundërshton gazetaren: Duan një vajzë për shtëpi

“Meshkujt shqiptarë nuk duan femra të zgjuara sepse nuk kanë dëshirë të kenë sfidë në jetë. Sfida zgjat deri tek flirti dhe derisa mund të të ketë bërë për vete a diçka dhe pastaj mirupafshim”, ishte deklarata e gazetares Elsa Ymeri ku ka folur për pozicionin e gruas apo mashkullit në ambiente pune, karrierë etj. […]

Nëntor 2, 2023 - 21:55
 0
“Meshkujt shqiptarë kanë frikë nga femrat e zgjuara”, pastori kundërshton gazetaren: Duan një vajzë për shtëpi

“Meshkujt shqiptarë nuk duan femra të zgjuara sepse nuk kanë dëshirë të kenë sfidë në jetë. Sfida zgjat deri tek flirti dhe derisa mund të të ketë bërë për vete a diçka dhe pastaj mirupafshim”, ishte deklarata e gazetares Elsa Ymeri ku ka folur për pozicionin e gruas apo mashkullit në ambiente pune, karrierë etj.

Por kjo ka ngritur mjaft diskutimi në rrjete sociale dhe mes shumë të tjerës një reagim ka ardhur edhe nga Pastor Akil Pano:

“Ishte një vajzë e re, gazetare më duket që paska deklaruar sot;
“Djemtë Shqiptarë kanë frikë nga vajzat e zgjuara”
Gabim. Djemtë Shqiptarë kanë frikë nga
1- vajzat e sëmura nga xhelozia.
2- vajzat që duan kontrollin absolut në një marrëdhënie dhe duan të zenë vendin e nënës.
3- vajzat që shpenzojnë pa kriter para dhe janë si një pus që s’ngopet kurrë.
E kam thënë një herë dhe e kam spjeguar :
Çunat e mirë duan një vajzë për shpi”, shkruan Pastori.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.