Meta: Ndryshimet kushtetuese të 2008 me pasoja afatgjata dhe sot

Kreu i PL-së, Ilir Meta i ka cilësuar një gabim fatal me pasoja afatgjata ndryshimet kushtetuese të vitit 2008. Gjatë një deklarate për mediat ditën e sotme, Meta u shpreh se marrëveshja e 2008 ka sjellë sipas tij kapjen e shtetit ditën e sotme dhe ka kthyer në normalitet ndryshimin e Kushtetutës për interesa politike […]

Shtator 20, 2023 - 13:25
 0
Meta: Ndryshimet kushtetuese të 2008 me pasoja afatgjata dhe sot

Kreu i PL-së, Ilir Meta i ka cilësuar një gabim fatal me pasoja afatgjata ndryshimet kushtetuese të vitit 2008.

Gjatë një deklarate për mediat ditën e sotme, Meta u shpreh se marrëveshja e 2008 ka sjellë sipas tij kapjen e shtetit ditën e sotme dhe ka kthyer në normalitet ndryshimin e Kushtetutës për interesa politike të ditës.

“Marrëveshja e 2008 ka qenë një gabim, është pak të thuash gabim, sepse mendoj se vendi sot është në situatën e kapjes së shtetit për shkak të çmontimit apo të fillimit të çmontimit të kontrollit të balancës së pushteteve në vitin 2008 e pastaj në vazhdim, duke e shndërruar ndryshimin e Kushtetutës për interesa të ditës.”-u shpreh Meta.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.