“Metamorfoza”/ Behar Bajri ekstradohet në Shqipëri, sillet me masa të forta sigurie

Kur ka kaluar gati dy muaj pas arrestimit, në kufirin franko-fjerman është arritur ekstradimi i Behar Bajrit në Shqipëri, ku do të përballet me 5 vepra penale, ndër më kryesoret “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Vrasje me paramendim”. Top Channel mëson se Bajri do të vijë me një fluturim të drejtpërdrejtë nga Franca, në mbrëmje, […]

Nëntor 15, 2023 - 15:15
 0
“Metamorfoza”/ Behar Bajri ekstradohet në Shqipëri, sillet me masa të forta sigurie

Kur ka kaluar gati dy muaj pas arrestimit, në kufirin franko-fjerman është arritur ekstradimi i Behar Bajrit në Shqipëri, ku do të përballet me 5 vepra penale, ndër më kryesoret “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Vrasje me paramendim”.

Top Channel mëson se Bajri do të vijë me një fluturim të drejtpërdrejtë nga Franca, në mbrëmje, ku në masa të forta sigurie do të sillet në Tiranë, në një institucion të vuajtjes së dënimit.

Në ditët në vijim Bajri do të dalë dhe para togave të zeza për t’u njohur me masën e sigurisë të nxjerrë më 28 korrik. Prej asaj kohe policia mblodhi informacione për të dhe e lokalizoi në një lagje në Strasburg, ku jetonte së bashku me familjen. Të dhënat e grumbulluara dhe kartela e kuqe iu dorëzuan autoriteteve franceze që e arrestuan në një lokal.

Hetimet ndaj Bajrit dhe 14 të tjerëve të implikuar në dosjen “Metamorfoza” nisën që në vitin 2019, pas zbërthimit të rrjeteve “Sky” dhe “EnkroChat” nga vendet partnere, të cilat sollën në vendin tonë gjetjet e tyre.

Në këto komunikime, dilte se biznesmeni Pëllumb Gjoka pasi e liroi nga burgu nëpërmjet rryshfetit që i dha prokurorit Xhevahir Lita i kërkoi Behar Bajrit të vriste Keanth Musabelliun. Më pas Bajri shkëmbeu objektivin me Ervis Martinajn dhe për llogari të tij vrau Gjon Boriçin. Emri i tij del edhe si porositës i vrasjes së Ibrahim Licit, Dorian Dulit dhe Genc Tafilit, krime të cilat nuk ndodhën.

/f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.