“Metamorfoza”/ Biznesmeni Gjoka dhe ish-zyrtarë të policisë kërkojnë lirinë në Gjykatën e Lartë

Biznesmeni Pëllumb Bjoka, Edmond Preka, Ardrit Hasanbegaj, Xhevahir Lita, Oltian Bistri, të arrestuar në saj të operacionit “Metamorfaza”  i janë drejtuar Gjykatës së Lartë, duke ankimuar vendimin e Apelit të GjKKO, që i la në burg. Apeli i Posaçëm me një vendim të datës 31 gusht, la në qeli  personat e arrestuar në kuadër të […]

Dhjetor 2, 2023 - 13:00
 0
“Metamorfoza”/ Biznesmeni Gjoka dhe ish-zyrtarë të policisë kërkojnë lirinë në Gjykatën e Lartë

Biznesmeni Pëllumb Bjoka, Edmond Preka, Ardrit Hasanbegaj, Xhevahir Lita, Oltian Bistri, të arrestuar në saj të operacionit “Metamorfaza”  i janë drejtuar Gjykatës së Lartë, duke ankimuar vendimin e Apelit të GjKKO, që i la në burg.

Apeli i Posaçëm me një vendim të datës 31 gusht, la në qeli  personat e arrestuar në kuadër të operacionit “Metamorfoza”.

Biznesmeni Pëllumb Gjoka, prokurori Xhevahir Lita, ish-shefi i Operacionales, Oltion Bistri, ish-efektivi Adrit Hasanbegaj, Edmond Preka, shofer i biznesmenit Gjoka, sipas vendimit të Apelit të GjKKO, do të qëndrojnë në burg deri në përfundim të hetimeve.

Relator i çështjes është caktuar Ilir Panda, i cili nuk ka caktuar ende një datë për shqyrtimin e kërkesë. Ndërkohë avokatët kanë pretenduar që komunikimet në SkyECC nuk mund të merren si provë, pasi sipas tyre nuk janë marrë ashtu siç i parashikon ligji.

/f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.