“Metamorfoza” në gjykatë/ SPAK, 234 prova, mes tyre dhe rrëfimin e Dumanit, zyrtarit Nikoll Marku dhe dëshminë e dy gjyqtarëve në Shkodër

SPAK ka “zbrazur” në gjykatë arsenalin e provave materiale, duke dorëzuar dosjen penale “Metamorfoza”, kundër 10 personave tashmë të marë të pandehur. Mes emrave të vënë nën akuzë, është Drejtuesi i prokurorisë së Kukësit, Xhevahir Lita, Drejtuesi i Operacionales në Policinë e Shtetit, Oltian Bistri, biznesmeni i lojrave të fatit Pëllumb Gjoka, dhe kreu i […]

Prill 22, 2024 - 17:05
 0
“Metamorfoza” në gjykatë/ SPAK, 234 prova, mes tyre dhe rrëfimin e Dumanit, zyrtarit Nikoll Marku dhe dëshminë e dy gjyqtarëve në Shkodër

SPAK ka “zbrazur” në gjykatë arsenalin e provave materiale, duke dorëzuar dosjen penale “Metamorfoza”, kundër 10 personave tashmë të marë të pandehur.

Mes emrave të vënë nën akuzë, është Drejtuesi i prokurorisë së Kukësit, Xhevahir Lita, Drejtuesi i Operacionales në Policinë e Shtetit, Oltian Bistri, biznesmeni i lojrave të fatit Pëllumb Gjoka, dhe kreu i klanit “Bajri” në Shkodër, Behar Bajri.

Pjesë e listës së personave të pandehur është dhe Nuredin Dumani, një nga emrat e njohur në botën e krimit që ka vepruar si vrasës me pagesë.

Në këtë dosje “Dumani” akuzohet për “Sigurim të kushteve për të kryer vrasjen” e Dorian Dulit dhe Admir Tafilaj, kryer në formën e “Grupit të strukturuar kriminal”.

Edhe në dosjen “Metamorfoza” ashtu si tek “Plumbi i artë”, Nuredin Dumani ka shfaqur pendesë duke treguar gjithçka rreth marëdhënies kontraktuale që ka pasur me Bajrat për të kryer vrasjen e Dulit, Tafilajt dhe Ibrahim Licit.

Ndërkohë i pandehur në “Metamorfoza” është marë dhe ish-zv/drejtori i Policisë së Shkodrës, Ardrit Hasanbegaj.

Në këtë çështje SPAK rradhit plot 234 prova hetimore, duke përfshirë dhe një seri dëshmitarë, si ish-drejtuesi i komunës Velipojë, Nikoll Marku, e deri tek deklarimet e dy gjyqtarëve të Shkodrës, Besmir Struka dhe Sokol Shehu.

Stroka dhe Shehu, janë dy gjyqtarët që kanë trajtuar rastin e parë të Behar Bajrit në Shkodër, për sa i përket shpalljes sëmoskopetencës nga Gjykata e Shkodrës në atë të SPAK.

Hetimet në këtë çështje vijojnë, pasi në 11 Prill 2024 prokuroria ka vendosur të ndajë dosjen në dy pjesë. Duke bërë që personat në kërkim si Ervis Martinaj, Bardhyl Mavraj, Elio Hato, Arsad Bashli, Denis Brajoviç, Klaudio Haka, Prekë Kodra dhe Aleks Ndreka të qëndrojnë në hetim.

PERSONA TË PANDEHUR

Nuredin Dumani – Bashkëpunëtori i Prokurorisë SPAK

Ardrit Hasanbegaj – Ish-zv/drejtori i Policisë Shkodër

Oltian Bistri – Drejtori i Operacionales në polici

Xhevahir Lita – Drejtuesi i {rokurorisë së Kukësit

Astmet Bilali – Anëtar i grupit të Behar Bajrit

Edmond Preka – Shoferi personal i Pëllumb Gjokës

Pëllumb Gjoka – Biznesmeni i lojërave të fatit

Behar Bajri – Drejtuesi i klanit Bajri në Shkodër

Nehat Fojleta – Anëtar i klanit “Bajri”

Sabjan Troshani – Anëtar i klanit “Bajri”.

PERSONAT NË KËRKIM PËR TË CILËT ËSHTË NDARË HETIMI

Ervis Martinaj – Bosi i lojërave të fatit në Shqipëri

Bardhyl Mavraj – Vëllai i Behar Bajrit

Elio Hato – Miku i Ervis Martinaj

Arsad Bashli – Anëtar i klanit “Bajri”

Denis Brajoviç – Anëtar i klanit “Bajri”

Klaudio Haka Anëtar i klanit “Bajri”

Prekë Kodra – Anëtar i klanit “Bajri”

Aleks Ndreka – Anëtar i klanit “Bajri./oranews

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.