Mete firmos marrëveshjen: 80 mln dollarë financim nga Banka Botërore në mbështetje të turizmit

Ministri i Financave,, Ervin Mete nënshkroi me Zv.Presidenten e Bankës Botërore, Antonella Bassani marrëveshjen e financimit të projektit “Mjedis i pastër dhe i qëndrueshëm për Detin Blu”. Objektivi i projektit, për të cilin Banka Botërore do të japë një financim prej 80 milionë dollarësh, është reduktimi i ndotjes në mjedisin ujor (detëra, lumenj) në zonën […]

Prill 21, 2024 - 11:50
 0
Mete firmos marrëveshjen: 80 mln dollarë financim nga Banka Botërore në mbështetje të turizmit

Ministri i Financave,, Ervin Mete nënshkroi me Zv.Presidenten e Bankës Botërore, Antonella Bassani marrëveshjen e financimit të projektit “Mjedis i pastër dhe i qëndrueshëm për Detin Blu”.

Objektivi i projektit, për të cilin Banka Botërore do të japë një financim prej 80 milionë dollarësh, është reduktimi i ndotjes në mjedisin ujor (detëra, lumenj) në zonën jugperëndimore, në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm të turizmit.

Projekti është i ndarë në tre komponentë, ku pjesa e parë ka të bëjë me promovimin e një qasjeje të integruar dhe qarkulluese për mbrojtjen e mjedisit dhe burimeve ujore.

Pjesa e dytë e projektit synon uljen e ndotjes në Lumin Vjosa, kjo edhe në kuadër të mbështetjes dhe mbrojtjes së mëtejshme të tij, pas akordimit të statusit “Park Kombëtar”, si lumi i fundit i egër në Europë. Projekti do të synojë zgjerimin e infrastrukturës së pastrimit, përmirësimin e mëtejshëm të saj, si edhe parandalimin e ndotjes.

Pjesa e tretë parashikon aspekte të menaxhimit, monitorimit dhe vlerësimit sa i përket zbatimit të këtij projekti, i cili parashikohet të zgjasë deri në mars të vitit 2029.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.