Michelle Obama humb njeriun e shtrenjt të zemrës

Marian Robinson, nëna e ish-zonjës së parë të SHBA-së, Michelle Obama, vdiq në moshën 86-vjeçare, njoftuan familjet Robinson dhe Obama . “Nëna ime,

Qeshor 1, 2024 - 09:40
 0
Michelle Obama humb njeriun e shtrenjt të zemrës

Marian Robinson, nëna e ish-zonjës së parë të SHBA-së, Michelle Obama, vdiq në moshën 86-vjeçare, njoftuan familjet Robinson dhe Obama .

“Nëna ime, Marian Robinson, ishte shkëmbi im, gjithmonë aty për çdo gjë që më duhej”, shkroi Michelle Obama në X.

“Ajo ishte një mbështetje  për të gjithë familjen tonë dhe ne jemi të hidhëruar që ndajmë lajmin për humbjen e saj sot”, shkruan ndër të tjera Michelle Obama.

Robinson, e cilësuar shpesh si “gjyshja e parë”, u transferua me Barack dhe Michelle Obama dhe dy vajzat e tyre Sasha dhe Malia në Shtëpinë e Bardhë në vitin 2009, pasi Barack Obama u zgjodh president. Ajo qëndroi atje gjatë presidencës së tij tetëvjeçare dhe ndihmoi në kujdesin për mbesat e saj.

Marian Robinson lindi në vitin 1937 në anën jugore të Çikagos dhe kishte gjashtë vëllezër e motra të tjerë. Prindërit e saj u divorcuan kur ajo ishte adoleshente. Sipas deklaratave të familjes së saj, ajo ka studiuar për mësuese përpara se të punonte si sekretare. Ajo u martua me Fraser Robinson me të cilin bënë dy fëmijë, Michelle dhe Craig./vizionplus.tv/

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.