“Mihali me thikë në gojë…”/ Deputeti i Berishës nxin Shqipërinë: Z.Briatore, Shqipëria s’është ajo e reklamave, këtu të vrasin e të marrin peng

Deputeti i Foltores, Edmond Spaho, është mërzitur pse miliarderi italian Flavio Briatore, lavdëronte Shqipërinë dhe thoshte se do të pushonte në vendin tonë. Sipas Spahos, Shqipëria nuk është ajo e reklamave, por një vend që të vrasin, të marrin peng dhe i qelbur. Postimi i Spahos Sot në të gdhirë një 17-vjeçar i papërgjegjshëm nga […]

Gusht 24, 2023 - 19:39
 0
“Mihali me thikë në gojë…”/ Deputeti i Berishës nxin Shqipërinë: Z.Briatore, Shqipëria s’është ajo e reklamave, këtu të vrasin e të marrin peng

Deputeti i Foltores, Edmond Spaho, është mërzitur pse miliarderi italian Flavio Briatore, lavdëronte Shqipërinë dhe thoshte se do të pushonte në vendin tonë.

Sipas Spahos, Shqipëria nuk është ajo e reklamave, por një vend që të vrasin, të marrin peng dhe i qelbur.

Postimi i Spahos

Sot në të gdhirë një 17-vjeçar i papërgjegjshëm nga “Maldivet e Europës” vrau dy turistë italianë dhe plagosi dy të tjerë duke ecur në rrugë si i tërbuar me makinën e tij. Me siguri ka qenë paksa i hashashuar me hashash për qëllime mjekësore.

Më pas vjen ngjarja e mëposhtme, ku pronari nga “Maldivet e Europës” merr peng 6 turistë italianë sepse i kanë “shkatërruar” apartamentin. Edhe sikur të jetë kështu, ai duhet të lajmëronte policinë dhe jo t’i merrte peng.

Sikurse shihni, pas atij fillimi magjepsës me reklama të porositura dhe 80 eurot e Melonit, “Maldivet” po kthehen në origjinë dhe po shfaqin thelbin, që nuk jemi të përgatitur në asnjë aspekt për një bum të tillë turistik.

Ngjarjet e mësipërme më kujtojnë Mihalin me thikë në gojë, kërcyer mbi kafonon e makinës duke kërcënuar biznesmenin spanjoll që i ktheu mbrapsht kocat, sepse ishin cilësisht poshtë pritshmërive të tij. Mihali të paktën kishte vetëm llafe, por këta të sotmit të vrasin e të marrin peng edhe kur je në punën tënde.

Sot lexova në një shkrim të një gazete qeveritare që Flavio Briattore shprehej që mund të pushonte në Shqipëri.

Po, more zotëri, hajde se na nderon, por ju kur vini në “Maldivet e Europës” pushoni në vilën qeveritare të Edi Ramës, të cilën ai së fundi e quan “shtëpia ime”. Kalo një herë andej nga Mihali ose tek ky i sotmi që jep apartamente me qira dhe pastaj flasim. Të fala nga “Maldivet”!

P.s: Të lutem, kur të vish në Maldiven tonë, kujtoje kryeministrin t’u thotë kryetarëve të tij të bashkive t’i heqin ndonjë fshesë rrugëve të brendshme të zonave turistike dhe të mos ia lënë këtë punë perëndisë kur hedh ndonjë pikë shi. Faleminderit Flavio!/m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.