Miku i ngushtë i Vulin, arrestohet spiuni serb në Mitrovicë, vodhi identitetin

Marko Knezheviç, nga rrethina e Beogradit, që dyshohet të jetë spiun i Agjencisë së Inteligjencës së Sigurisë serbe, është arrestuar nga policia e Kosovës në banesën ku ka jetuar për disa vite, në veri të Mitrovicës. Burime për Kosovapress, bëjnë të ditur se i dyshuari gjatë kohës sa ka qëndruar në territorin e Republikës së […]

Maj 30, 2024 - 13:55
 0
Miku i ngushtë i Vulin, arrestohet spiuni serb në Mitrovicë, vodhi identitetin

Marko Knezheviç, nga rrethina e Beogradit, që dyshohet të jetë spiun i Agjencisë së Inteligjencës së Sigurisë serbe, është arrestuar nga policia e Kosovës në banesën ku ka jetuar për disa vite, në veri të Mitrovicës.

Burime për Kosovapress, bëjnë të ditur se i dyshuari gjatë kohës sa ka qëndruar në territorin e Republikës së Kosovës ka përdorur dokumentacione false të një personi me nacionalitet serb, tashmë të vdekur, nga fshati Frashër i Mitrovicës.

Sipas këtyre burimeve, në banesë i janë gjetur dhe konfiskuar letërnjoftimi i tij zyrtar që dëshmon se është pjesëtar i shërbimit sekret serb, disa dokumente të cilët e lidhin me shërbimin sekret të Beogradit, si dhe disa laptopë.

Burimet më tej kanë shtuar se i arrestuari është bashkëpunëtor i ngushtë i politikanit pro rus, Aleksandar Vulin, të sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.