Milan “lan duart” me titullin, Salernitana ndal kuqezinjtë, Fiorentina merr vendin e katërt

Milani mund t’i ketë larë njëherë e mirë duart në lidhje me pretendimet për të qenë në garë për titullin kampion, pas gabimit

Dhjetor 23, 2023 - 12:15
 0
Milan “lan duart” me titullin, Salernitana ndal kuqezinjtë, Fiorentina merr vendin e katërt

Milani mund t’i ketë larë njëherë e mirë duart në lidhje me pretendimet për të qenë në garë për titullin kampion, pas gabimit të radhës në kampionat.

Kuqezinjtë u ndalën në një barazim 2 me 2 në transfertë kundër Salernitanës të Filipi Inzagit në një prej ndeshjeve të javës së 17 të Series A. Një rezultat që rrezikon ta çojë skuadrën e Piolit 11 pikë larg Interit nëse Zikaltërit fitojnë sot ndaj Leces.

Oshilacionet e vazhdueshme të  Milanit në renditje dhe Europë, tani po lëkundin fortë dhe pozitat e trajnerit Pioli. Skuadra në momentet më të rëndësishme nuk i përgjigjet më në fushën e lojës dhe këtë e tregoi edhe transfertë në Salerno.

Ndonëse mbajtën më shumë topin në pjesën e parë, dhe shënuan shpejt në minutën e  17 me Tomorrin, kuqezinjtë nuk ditën të administronin rezultatin dhe pësuan golin e barazimit në minutën e  42, pas një gjuajtje me kokë të Faxios. Për të treguar natën jo të milanezëve, mendoi Majk Menjon me një gabim të pafalshëm në minutën e 64 pas një gjuajtje nga distanca të kandreves.

Pak më vonë ish portieri i Lilës shlyen gabimin duke bërë një pritje të mrekullueshme ndaj Maxokut. Pioli hedh në fushë kartën Jovic, dhe serbi, pasi gabon në dy tentativa, arrin të barazojë në minutën e 90. Në shtesë Leao pati mundur të përmbyste shifrat por portugezi vulosi një mbrëmje zhgënjyese.

Ngjitet në vendin e katërt përkohësisht Fiorentina, vetëm 3 pikë larg Milanit. Vjollcët mundën 1 me 0 në transfertë Monxen falë një goli të shënuar nga Beltran që në minutën e  7. Javë e suksesshme edhe për Lacion që mposhti 2 me 0 Empolin në Toskanë falë golave të Gënduzi dhe Xakanjit. Asnjë prej shqiptarëve në të dyja ekipet nuk luajti në këtë ndeshje, as Berisha, Shpendi dhe Ismajli për Empolin , por as Hysaj tek kryeqytetasit. Sot në Tring vëmendja është e përqendruar tek supersfida e mbrëmjes Roma-Napoli. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.