Milan-Lopetegui, kontakte pozitive: Gati marrëveshja?!

Milani ka zgjedhur Julen Lopeteguin si post-Pioli. Siç raportohet nga gazetarët e specializuar në merkaton e futbollit Fabrizio Romano dhe Matteo Moretto, kontaktet e fundit mes dy palëve kanë qenë shumë pozitive dhe të gjithë brenda klubit kuqezi janë dakord me kandidaturën e trajnerit spanjoll. Nuk ka ende detaje të tjera për t’u vendosur, por […]

Prill 28, 2024 - 14:30
 0
Milan-Lopetegui, kontakte pozitive: Gati marrëveshja?!

Milani ka zgjedhur Julen Lopeteguin si post-Pioli.

Siç raportohet nga gazetarët e specializuar në merkaton e futbollit Fabrizio Romano dhe Matteo Moretto, kontaktet e fundit mes dy palëve kanë qenë shumë pozitive dhe të gjithë brenda klubit kuqezi janë dakord me kandidaturën e trajnerit spanjoll.

Nuk ka ende detaje të tjera për t’u vendosur, por negociatat duket se janë në rrugën e duhur.

Lopetegui i ka dhënë përparësi Milanit dhe është gati të refuzojë presionin e West Ham-it, i cili do t’i ofronte një pagë më të lartë.

Harmonia totale nga të dyja palët për sa i përket objektivave dhe vlerës së skuadrës, mbi të gjitha synimi për titullin kampion.

Mediat italiane raportojnë se Jerry Cardinale, numri një i klubit kuqezi ka dhënë pëlqimin e tij përfundimtar për trajnerin.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.