Milani “presion” për Brojën, përveç Zirkzee, kuqezinjtë nisin kontaktet edhe për sulmuesin e Chelsea

Jo vetëm Xhoshua Zirkze. Milani përveç yllit holandez po mendon që në sulm të afrojë edhe talentin e kombëtares shqiptare Armando Broja. La

Qeshor 8, 2024 - 14:10
 0
Milani “presion” për Brojën, përveç Zirkzee, kuqezinjtë nisin kontaktet edhe për sulmuesin e Chelsea

Jo vetëm Xhoshua Zirkze. Milani përveç yllit holandez po mendon që në sulm të afrojë edhe talentin e kombëtares shqiptare Armando Broja.

La Gazeta Delo Sport, një prej të përditshmeve më prestigjioze sportive në vendin fqinj u hap këtë të shtunë me foton e Brojës në faqen e parë, duke e konsideruar atë si një ndër prioritet kryesore të merkatos së kuqezinjve.

Menaxheri i Milanit Moncada, ndodhet në Angli ku po bisedon me Aston Vilen për mbrojtësin Kesh dhe me Chelsean për sulmuesin Broja, i lidhur edhe në të kaluarën me një transferim të mundshëm tek Milani.

Bëhet e ditur se Broja nuk është një alternativë e sulmuesit të Bolonjës Zirkze, por një pistë më vete e merkatos së Milanit së bashku me sulmuesin e Gironës, Dovbik. Pas huazimit tek Fulham, 22 vjeçari shqiptar është kthyer tek Chelsea, por vështirë se do të qëndrojë sezonin e ardhshëm tek blutë e Londrës./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.