Mina me telekomandë, eksploziv dhe granata të fshehura në banesë, arrestohet 45-vjeçari në Rrëshen

Rrëshen-Një 45-vjeçar është arrestuar në hyrje të Rrëshenit, pasi është kapur duke transportuar mina me telekomandë. Uniformat blu bëjnë me dije se 45-vjeçari

Prill 7, 2024 - 10:55
 0
Mina me telekomandë, eksploziv dhe granata të fshehura në banesë, arrestohet 45-vjeçari në Rrëshen

Rrëshen-Një 45-vjeçar është arrestuar në hyrje të Rrëshenit, pasi është kapur duke transportuar mina me telekomandë.

Uniformat blu bëjnë me dije se 45-vjeçari ishte nisur nga Lura në drejtim të Rrëshenit për të transportuar municion luftarak. Arrestimi i 45-vjeçarit me iniciale A. K lindur në Thumanë u krye në kuadër të operacionit policor të koduar “Safe City 2”.

Gjatë kontrollit në banesë në Lurë, Policia i gjeti 2 armë zjarri, lëndë eksplozive, kapsolla detonatore, qindra fishekë luftarak dhe fitil zjarrpërcjellës.

Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj këtij shtetasi, Policia gjeti dhe sekuestroi:

•4 mina me telekomandë te lidhura me aparat celular me lëndë të dyshuara eksplozive;
•3 kallëpe lënde të dyshuar eksplozive me kapsollë dhe fitil;
•3 kapsolla të lidhura me fitil;
•2 kallepë të tjera lënde të dyshuar eksplozive.

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrolleve në banesën e vjetër të babait të shtetasit të arrestuar, në Lurë, Dibër, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë, në bashkëpunim me Policinë e Dibrës, gjetën në banesë 2 armë zjarri, lëndë eksplozive si ajo që ishte montuar në minat me telekomandë, 10 ndezësa granatash ofensive/defensive, 10 kapsolla detonatore, dhjetëra metra fitil zjarrpërcjellës, si dhe qindra fishekë luftarak.

Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Mirditë, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti, si dhe për identifikimin dhe arrestimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Dy muaj e gjysmë më parë, Policia vuri në pranga një 28-vjecar dhe sekuestroi 2 mina me telekomandë./vizionplus.tv/

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.