Ministeriali i ekonomisë në Tiranë, Varhelyi: BE mban premtimet, plan 30 mld euro për ekonominë

Në kuadër të Procesit të Berlinit, Tirana zhvilloi këtë të mërkurë mbi 20 delegacione të ministrive të Ekonomisë të vendeve të Bashkimit Evropian dhe rajonit. Samitin e përshëndeti edhe komisionerit për Zgjerim dhe Fqinjësi i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi i cili konfirmoi edhe një herë mbështetjen e gjerë ekonomike për vendet e Ballkanit Perëndimor. Në […]

Shtator 26, 2023 - 17:55
 0
Ministeriali i ekonomisë në Tiranë, Varhelyi: BE mban premtimet, plan 30 mld euro për ekonominë

Në kuadër të Procesit të Berlinit, Tirana zhvilloi këtë të mërkurë mbi 20 delegacione të ministrive të Ekonomisë të vendeve të Bashkimit Evropian dhe rajonit. Samitin e përshëndeti edhe komisionerit për Zgjerim dhe Fqinjësi i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi i cili konfirmoi edhe një herë mbështetjen e gjerë ekonomike për vendet e Ballkanit Perëndimor. Në adresimin për ministerialin komisioneri për zgjerimin tha se plani Ekonomik dhe i Investimeve prej 30 miliardë eurosh është shtylla kurrizore e planit tonë të lidhjes dhe integrimi.

“Në kontekstin aktual gjeopolitik, zgjerimi i BE-së në Ballkanin Perëndimor është më shumë se kurrë një investim për paqen, sigurinë dhe prosperitetin në kontinentin tonë. Është një investim në të ardhmen tonë të përbashkët, për të cilin ky Komision ka punuar fuqishëm që nga fillimi i mandatit të tij përmes nxjerrjes së metodologjisë së re të zgjerimit dhe miratimit dhe zbatimit të Planit Ekonomik dhe të Investimeve për rajonin.  Plani Ekonomik dhe i Investimeve prej 30 miliardë eurosh është shtylla kurrizore e planit tonë në energji, mjedis, tranzicionin dixhital, kapitalin njerëzor dhe konkurrencën e sektorit privat”, tha ai mes të tjerash.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.