Ministra, deputetë e kryetarë bashkie, Dumani bën listën e zyrtarëve të hetuar nga SPAK

Në raportin vjetor para deputetëve të Komisionit të Ligjeve dhe të Sigurisë Kombëtare, kreu i SPAK, Altin Dumani, ka listuar të gjithë zyrtarët e lartë të cilët janë të pandehur apo janë hetuar. Dumani u shpreh se janë kryer gjithsej 20 procedime penale me 22 persona nën hetim apo të pandehur ndaj zyrtarëve të nivelit […]

Maj 22, 2024 - 11:40
 0
Ministra, deputetë e kryetarë bashkie, Dumani bën listën e zyrtarëve të hetuar nga SPAK

Në raportin vjetor para deputetëve të Komisionit të Ligjeve dhe të Sigurisë Kombëtare, kreu i SPAK, Altin Dumani, ka listuar të gjithë zyrtarët e lartë të cilët janë të pandehur apo janë hetuar.

Dumani u shpreh se janë kryer gjithsej 20 procedime penale me 22 persona nën hetim apo të pandehur ndaj zyrtarëve të nivelit të lartë në funksion: 5 magjistratë, 3 ish-gjyqtarë të shkallës së parë, një ish-gjyqtare i apelit dhe një ish-prokuror.

“5 ish-kryetar bashkie, një ish kandidat për kryetar bashkie, dy kryetarë bashkie,  një ish ministër Finance, një ish ministër Mbrojtje, një ish ministër Mjedisi, një ish ministër shëndetësisë, një ish-zv.ministër Shëndetësie, një ish kryeministër, një ish sekretar i ministrit të mjedisit, një ish sekretar i ministrisë së drejtësisë dhe një ish sekretari i përgjithshëm i ministrisë së Shëndetësisë.

Për herë të parë janë regjistruar 8 procedime penale me 18 persona me hetim apo të pandehur ndaj zyrtarëve të nivelit të lartë.

Janë dërguar në gjykatë 11 çështje me kërkesë për gjykim 12 persona të pandehur në cilësinë e ish zyrtarit të lartë me funksione: 5 ish-kryetarë bashkie, një  ish gjyqtar, një ish ministër mjedisi, një ish ministër Finance, dy kryetarë bashkie, një ish kandidat për kryetar bashkie dhe një ish sekretar i ministrisë i ministrisë së Shëndetësisë.

Janë dënuar 9 zyrtarë të lartë me funksion:  Dy ish deputetë, dy ish gjyqtare, tre ish kryetarë bashkie, një ish sekretari i përgjithshëm i ministrisë së Shëndetësisë, një ish-nënkryetar bashkie.

Janë në proces gjykimi 4 ish-magjistratë, është në hetim një ish magjistratë në gjykatë e lartë, janë dënuar nga gjykata dy ish magjistratë”, tha Dumani.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.