Ministrat e Jashtëm të BE diskutojnë sot për Ukrainën dhe sanksionet kundër Iranit

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian do të takohen të hënën në Ukrainë për të diskutuar forcimin e mbrojtjes ajrore të Ukrainës dhe

Prill 22, 2024 - 08:55
 0
Ministrat e Jashtëm të BE diskutojnë sot për Ukrainën dhe sanksionet kundër Iranit

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian do të takohen të hënën në Ukrainë për të diskutuar forcimin e mbrojtjes ajrore të Ukrainës dhe zgjatjen e sanksioneve kundër Iranit.

Lufta në Sudan pritet të diskutohet gjithashtu, por fokusi do të jetë në konfliktet në pragun lindor dhe jugor të BE-së, Ukrainën dhe Lindjen e Mesme.

Ndërsa Rusia ka përshkallëzuar sulmet ajrore kundër infrastrukturës energjetike të Ukrainës dhe objektivave të tjerë, qeveritë evropiane janë nën presion për të furnizuar Kievin me sisteme të mbrojtjes ajrore, veçanërisht Patriot të prodhuar nga SHBA.

Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg po u bëjnë thirrje vendeve evropiane të shtojnë përpjekjet e tyre për të furnizuar Ukrainën me armë, veçanërisht sisteme të mbrojtjes ajrore. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.