Ministri grek pas vizitës në qelinë e Belerit: Zgjatja e situatës aktuale hedh një hije serioze mbi marrëdhëniet tona dypalëshe

Pas vizitës së tij në Tiranë dhe takimit që ka bërë në burgun e Durrësit me Fredi Belerin, ministri grek i Mbrojtjes së Qytetarit, z. Yiannis Oikonomou ka theksuar edhe njëherë rëndësinë që ka për Greqinë kjo çështje. Ai kërkoi që kryetari i zgjedhur i Himarës duhet të betohet sa më parë teksa tha se nuk […]

Shtator 15, 2023 - 18:15
 0
Ministri grek pas vizitës në qelinë e Belerit: Zgjatja e situatës aktuale hedh një hije serioze mbi marrëdhëniet tona dypalëshe

Pas vizitës së tij në Tiranë dhe takimit që ka bërë në burgun e Durrësit me Fredi Belerin, ministri grek i Mbrojtjes së Qytetarit, z. Yiannis Oikonomou ka theksuar edhe njëherë rëndësinë që ka për Greqinë kjo çështje.

Ai kërkoi që kryetari i zgjedhur i Himarës duhet të betohet sa më parë teksa tha se nuk po merren parasysh parimet e shtetit ligjor, prezumimi i pafajësisë dhe respektimi i të drejtave politike.

U takova sot në burgjet e Durrësit, në prani të ambasadores tonë në Shqipëri, znj. Konstantinas Kamitsi, me kryetarin e zgjedhur të Bashkisë së Himarës , anëtar i minoritetit etnik grek të Shqipërisë, z. Fredis Beleris, i cili qëndron në paraburgim për më shumë se katër muaj.
Për Greqinë ky rast ka qenë që në fillim dhe mbetet tejet serioz. Respektimi i shtetit të së drejtës dhe i të drejtave politike janë parimet dhe vlerat kryesore evropiane.

Qëndrimi i Greqisë është se në rastin e zotit Beleris nuk merren parasysh parimet e shtetit ligjor, prezumimi i pafajësisë dhe respektimi i të drejtave politike. Pala shqiptare duhet të lejojë menjëherë betimin e zotit Beleris si kryetar bashkie, duke respektuar verdiktin e qytetarëve në zgjedhjet e fundit.

Zgjatja e situatës aktuale hedh një hije serioze mbi marrëdhëniet tona dypalëshe dhe është në kundërshtim me të drejtën ligjore evropiane, me gjithçka që ajo përfshin.”

Vizita në burgun e Durrësit vjen një ditë pasi Gjykata e Posaçme vendosi nisjen e gjykimit në ngarkim të Fredi Belerit, i cili u arrestua para zgjedhjeve të 14 majit për blerje votash. Ministri grek Ikonomu ka shfrytëzuar pjesëmarrjen në Samitin e Ministrave të Brendshëm të vendeve të nismës së Berlinit, që u mbajt në Tiranë, për të takuar Fredi Belerin, kryetarin e zgjedhur, por të pabetuar të bashkisë së Himarës.

Mbrojtja e tij ka deklaruar se Beleri po mbahet në burg për arsye politike, ndërsa ka depozituar në të dyja shkallët e gjykatës së Posaçme kërkesa për zbutjen e masës së sigurisë, në mënyrë që të lihet i lirë dhe të betohet e ushtrojë detyrën e  kryebashkiakut të Himarës./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.