Ministri Hasani përfundon turin 3 ditor në Rajon, zbardh diskutimet me presidentin malazez dhe zv.kryeministrin shqiptar
Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani ka përmbyllur sot turin 3 ditor në Ballkan, ku zhvilloi takime në Kosovë, Maqedoninë
Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani ka përmbyllur sot turin 3 ditor në Ballkan, ku zhvilloi takime në Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi.
Ministri Hasani në një postim në rrjetin social ka zbardhur diskutimet që ka patur me presidentit malazez Jakov Milatovic dhe Zëvendëskryeministrin Nik Gjeloshaj.
“Mirënjohje Presidentit Jakov Milatovic për pritjen e ngrohtë dhe miqësore. Shkëmbyem mendime mbi bashkëpunimin e mirë mes dy vendeve tona, duke theksuar intensifikimin e dialogut politik dhe angazhimin tonë të përbashkët për të nxitur paqen, sigurinë dhe stabilitetin e rajonit drejt rrugës sonë të përbashkët të integrimit në BE.
Në takimin me Zëvendëskryeministrin Nik Gjeloshaj u fokusuam në projektet e prekshme për infrastrukturën, energjinë, zonat kufitare, arsimin, kulturën dhe shkencën mes dy vendeve tona”, shkruan Hasani./vizionplus.tv
What's Your Reaction?