Ministri i jashtëm iranian: As ne dhe as Izraeli nuk besojmë në një zgjidhje me dy shtete
E vetmja e përbashkët midis Iranit dhe Izraelit është se të dyja vendet nuk besojnë në një zgjidhje me dy shtete, tha sot Ministri i
E vetmja e përbashkët midis Iranit dhe Izraelit është se të dyja vendet nuk besojnë në një zgjidhje me dy shtete, tha sot Ministri i Jashtëm iranian, Hossein Amirabdollahian. Këto deklarata ai i bëri gjatë fjalës së tij në një forum ndërkombëtar që po mbahet në Doha.
Gjatë forumit në Katar, Amirabdollahian përsëriti propozimin e Iranit për të mbajtur një referendum për të përcaktuar fatin e Palestinës, në të cilin do të lejohen të votojnë vetëm ata që kanë jetuar atje para vitit 1948.
Nga ana tjetër, shumica e vendeve mbështesin publikisht krijimin e një shteti të veçantë palestinez përkrah Izraelit. Kritikët e politikës së Izraelit thonë se veprimet e tij janë krijuar për ta bërë këtë të pamundur.
Palestina dhe Izraeli janë përfshirë në luftra të përgjakshme, duke mos gjetur kurrë një zgjidhje të pranueshme nga të dyja palët./vizionplus.tv/
What's Your Reaction?