Ministri i Jashtëm italian: Ballkani për ne është prioritet, s’mund ta lëmë në dorë të Rusisë, Kinës apo Turqisë!

Ministri i jashtëm Italian, Antonio Tajani, gjatë një takimi ndërqeveritar në Berlin, u ndal tek situata në Ballkanin Perëndimor. Tajani u shpreh qartë se Ballkani është prioritet për Italinë dhe se nuk mund ta lënë në duart e Rusisë, Arabisë Saudite apo Kinës. “Ballkani është një prioritet për ne. Prania e Italisë dhe Gjermanisë në [...]Read More...

Nëntor 23, 2023 - 15:44
 0

Ministri i jashtëm Italian, Antonio Tajani, gjatë një takimi ndërqeveritar në Berlin, u ndal tek situata në Ballkanin Perëndimor.

Tajani u shpreh qartë se Ballkani është prioritet për Italinë dhe se nuk mund ta lënë në duart e Rusisë, Arabisë Saudite apo Kinës.

“Ballkani është një prioritet për ne. Prania e Italisë dhe Gjermanisë në Ballkan duhet të bëhet pjesa kryesore e veprimit tonë drejt Lindjes. Ne nuk mund ta lëmë Ballkanin në duart e Rusëve, Turqisë, Arabisë Saudite apo kinezëve. Kjo është arsyeja pse ne kemi nevojë për një prani të madhe industriale në Evropë dhe kjo varet nga vendet e mëdha të industrializuara. Ne duhet t’i afrojmë këto vende me Bashkimin Evropian”, tha ministri i Jashtëm Antonio Tajani gjatë takimit ndërqeveritar Itali-Gjermani në Berlin.

/abcnews.al/

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.