Ministri i Jashtëm kinez vizitë në Rusi, takim me homologun rus

Kryediplomati kinez, Wang Yi, pritet të zhvillojë një takim me ministrin e Jashtëm rus, Sergey Lavrov. Takimi do të mbahet këtë të hënë, teksa zyrtari

Shtator 18, 2023 - 09:22
 0
Ministri i Jashtëm kinez vizitë në Rusi, takim me homologun rus

Kryediplomati kinez, Wang Yi, pritet të zhvillojë një takim me ministrin e Jashtëm rus, Sergey Lavrov. Takimi do të mbahet këtë të hënë, teksa zyrtari i lartë kinez do të vizitojë Rusinë. Mediat ndërkombëtare raportojnë se fokus i bisedimeve do të jetë lufta në Ukrainë.

 

Wang do të vizitojë Rusinë nga 18 deri më 21 shtator, sipas një deklarate nga Ministria e Jashtme kineze.

 

Ai pritet të takohet me Lavrov për të diskutuar një gamë të gjerë çështjesh të bashkëpunimit dypalësh, të cilat përfshijnë një shkëmbim të detajuar të pikëpamjeve mbi çështjet që lidhen me një zgjidhje në Ukrainë, sipas një deklarate nga Ministria e Jashtme ruse.

 

Takimi i planifikuar vjen pas një samiti të ndjekur nga afër midis presidentit rus, Vladimir Putin dhe liderit të Koresë së Veriut Kim Jong Un, për të cilin Shtetet e Bashkuara kanë paralajmëruar se mund të çojë në furnizimin e Phenianit me municione Moskës për luftën e saj në Ukrainë.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.