Ministri i qeverisë Netanyahu jep dorëheqjen

Politikani veteran Gideon Sa’ar njoftoi mbrëmjen e sotme se po jep dorëheqjen nga qeveria e unitetit kombëtar të Benjamin Netanyahu sepse nuk ishte përfshirë në

Mars 25, 2024 - 23:20
 0
Ministri i qeverisë Netanyahu jep dorëheqjen

Politikani veteran Gideon Sa’ar njoftoi mbrëmjen e sotme se po jep dorëheqjen nga qeveria e unitetit kombëtar të Benjamin Netanyahu sepse nuk ishte përfshirë në kabinetin e luftës.

Sa’ar, i cili ishte një ministër pa portofol, iu bashkua qeverisë së Netanyahut së bashku me figura të tjera opozitare pas sulmit të 7 tetorit nga Hamasi. Largimi i tij, si dhe i një aleati, nuk pritet të ndikojë në stabilitetin e qeverisë, e cila ka ende një shumicë të qartë në parlament.

Saar ishte një rival brendapartiak i Netanyahut në partinë e krahut të djathtë Likud, por më vonë iu bashkua bllokut centrist të Benny Gantz. Ata u bashkuan me qeverinë e unitetit kombëtar, por Gantz u bë anëtar i “këshillit të luftës” të vogël ku merren vendimet, ndërsa Saar jo.

“Unë nuk mund të mbaj përgjegjësi nëse nuk kam, sipas gjykimit tim, një mundësi reale për të ndikuar në axhendën politike. Unë thjesht nuk shoh ndonjë përfitim në të gjithë këtë , “tha Saar./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.