Ministri Igli Hasani uron Talat Xhaferin: Besimplotë se do përmbushë angazhimet për zgjedhje demokratike, bashkë me kabinetin e tij

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani ka uruar kryeministrin shqiptar të Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferin. Në një postim në

Janar 28, 2024 - 16:26
 0
Ministri Igli Hasani uron Talat Xhaferin: Besimplotë se do përmbushë angazhimet për zgjedhje demokratike, bashkë me kabinetin e tij

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani ka uruar kryeministrin shqiptar të Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferin.

Në një postim në rrjetin social “X”, Hasani shkruan se është besimplotë se Xhaferi dhe kabineti i tij do i përmbushë detyrimet e programit qeveritar, duke nisur që nga organizimi i zgjedhjeve të lira e deri tek vijimi i punës për anëtarësimin e vendit në BE dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Suksese kryeministrit të parë shqiptar në historinë e Maqedonisë së Veriut!

Besimplotë se Kryeministri Talat Xhaferi dhe kabineti i tij qeveritar do të përmbushin angazhimet dhe detyrimet e programit qeveritar, që nga organizimi i zgjedhjeve të lira, të ndershme e demokratike, vijimi i punës për realizimin e proceseve që dalin nga negociatat për anëtarësim me BE-në dhe përshpejtimi i integrimit evropian, rritja dhe zhvillimi i ekonomisë dhe lufta kundër krimit dhe korrupsionit”, shkruan ministri Igli Hasani./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.