Ministri Liburn Aliu: Kosova është projekt i përkohshëm drejt bashkimit me Shqipërinë

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në Kosovë, Liburn Aliu, ka vazhduar t’i qëndrojë deklaratës se për të,shteti i pavarur i Kosovës është projekt i përkohshëm. Aliu në një prononcim për Klankosova tha se për të Kosova është proces kalimtar drejt bashkimit me Shqipërinë. “E konfirmoj që për mua Kosova, në rrethanën në të […]

Dhjetor 1, 2023 - 13:27
 0
Ministri Liburn Aliu: Kosova është projekt i përkohshëm drejt bashkimit me Shqipërinë

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në Kosovë, Liburn Aliu, ka vazhduar t’i qëndrojë deklaratës se për të,shteti i pavarur i Kosovës është projekt i përkohshëm.

Aliu në një prononcim për Klankosova tha se për të Kosova është proces kalimtar drejt bashkimit me Shqipërinë.

“E konfirmoj që për mua Kosova, në rrethanën në të cilën është, me Kushtetutë e këto gjëra, është projekt i përkohshëm. Është proces kalimtar drejt bashkimit me Shqipëri. Sqarimet më tej i bëjmë bashkë kur të kthehem në Kosovë”, tha Aliu për Klankosova.

Për deklaratën e Aliut, kryeministri i vendit, Albin Kurti, tha se është njoftuar nga zëdhënësi i tij, Përparim Kryeziu.

Më tha që ai ka qenë një emision, le të themi festiv, në ditët e festës së Flamurit dhe Pavarësisë, 28 Nëntorit”, tha Kurti gjatë një vizite në Gjilan.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.