Ministri serb i Mbrojtjes: Hyjmë në Kosovë nëse jep urdhër Vuçiç, por duhet leje nga KFOR-i

Ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Millosh Vuçeviç ka provokuar gjatë një konference për media këtë të hënë, duke folur mbi një hyrje të mundshme të trupave serbe në Kosovë. Vuçeviç ka deklaruar se nëse Forcat e Armatosura të Serbisë marrin urdhër nga presidenti Vuçiç që njësitet e tyre të hyjnë në Kosovë, ata do ta […]

Tetor 2, 2023 - 15:20
 0
Ministri serb i Mbrojtjes: Hyjmë në Kosovë nëse jep urdhër Vuçiç, por duhet leje nga KFOR-i

Ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Millosh Vuçeviç ka provokuar gjatë një konference për media këtë të hënë, duke folur mbi një hyrje të mundshme të trupave serbe në Kosovë.

Vuçeviç ka deklaruar se nëse Forcat e Armatosura të Serbisë marrin urdhër nga presidenti Vuçiç që njësitet e tyre të hyjnë në Kosovë, ata do ta bëjnë në mënyrë efikase dhe profesionale.

Por ai shtoi se nëse një gjë e tillë ndodh, atëherë do të merret leje paraprakisht nga komanda e KFOR. Ai po ashtu ka kërkuar prani më të madhe të KFOR në territorin e Kosovës, veçanërisht në zonat me shumicë serbe.
Vuçeviç shtoi se bashkëpunimi i Ministrisë së Mbrojtjes serbe e Ushtrisë Serbe me misionin e KFOR-it është i mirë dhe funksionon në përputhje me Rezolutën 1244 dhe Marrëveshjen Teknike Ushtarake nga Kumanova.

“Bashkëpunimi bazohet në respektin reciprok dhe po zhvillohet në mënyrë korrekte. Republika e Serbisë beson se KFOR-i duhet të ketë një rol sa më domethënës në Kosovë, veçanërisht në zonat ku jeton popullata serbe. Ne nuk kemi asgjë kundër pranisë së KFOR-it në komunitetet tona, as serbët që jetojnë në krahinën jugore”, tha ai.

Ministri theksoi se Ushtria Serbe e konsideron të nevojshme rritjen e pranisë së njësive të këtij misioni, para së gjithash në zonat ku jetojnë serbët, pasi kjo do të përmirësonte sigurinë e popullit serb në Kosovë.

Duke u ndalur tek rritja e pranisë së Forcave të Armatosura serbe në kufi me Kosovën, Vuçeviç i cilësoi lajmet si të pavërteta./f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.