Ministri shqiptar kërcënohet nga bosi i mafies turke

Ministri shqiptar në Malin e Zi, Marash Dukaj është kërcënuar nga një kriminel i rrezikshëm turk që vuan dënimin në shtetin fqinj. Sipas

Janar 24, 2024 - 14:08
 0
Ministri shqiptar kërcënohet nga bosi i mafies turke

Ministri shqiptar në Malin e Zi, Marash Dukaj është kërcënuar nga një kriminel i rrezikshëm turk që vuan dënimin në shtetin fqinj.

Sipas medive fqinje, Ministri i Administratës Publike u premtoi miqve të tij nga Kosova dhe Shqipëria se do të pyeste në Ministrinë e Brendshme për mundësinë që Binali Camgoz të merrte ligjërisht azil në Mal të Zi.

Por në momentin kur kjo nuk ndodhi, shtetasi turk i akuzuar për krime të rënda e kërcënoi atë përmes anëtarëve të klanit kriminal të Kavaçit.

Sipas medias malazeze episodi ka ndodhur në kohën kur Dukaj ishte anëtar i qeverisë së Dritan Abazoviçit.

“Unë ia kam bërë të qartë atij mikut tim se nuk jam përgjegjës për këto çështje, por i kam premtuar se do të kontaktoj me miqtë e mi nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe do të pyes për mundësitë ligjore që të jepet azili”, ka deklaruar Dukaj në deklarimet e dhëna përpara inspektorëve.

Megjithatë Dukaj ka refuzuar t’u tregojë inspektorëve se kush ishte shoku i tij nga Kosova që e lidhi me njerëzit e mafiozit turk.

Vijesti” shkruan se ai është marrë në pyetje në fund të korrikut 2023, pasi Departamenti i Policisë Speciale (SPO) dhe Agjencia e Sigurisë Kombëtare (ANB) kanë marrë informacione se Camgoz po e kërcënonte seriozisht për një premtim të pambajtur.

Ministri i tha inspektorit se nuk i kishte premtuar ndihmë të dënuarit turk, por kishte frikë për jetën e tij pasi ishte i sigurt se Indrit Koleshi, me të cilin kishte biseduar përCamgozin, e kishte bërë këtë gjë në emër tij.

Ai shpjegoi gjatë seancës se më 27 korrik të vitit të kaluar, derisa ishte në një vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, ishte thirrur nga drejtori i policisë sekrete, Boris Mil, dhe i kishte thënë që të mos lëvizte shumë dhe se për shkak të kërcënime serioze do të kishte një shoqërim policor të shtuar në Kosovë e Shqipëri, deri në kthimin në Mal të Zi.

Camgoz u arrestua në Podgoricë, më 6 korrik 2022 dhe policia malazeze njoftoi në atë kohë se ai kishte një pasaportë të falsifikuar me emrin Mehmet Ali Bayhan.

Bashkë me të u ndaluan edhe pesë shtetas të tjerë turq, ndërsa mediat turke më pas njoftuan se edhe ata ishin në kërkim nga autoritetet e tyre.

Camgoz dyshohet se është lider i një grupi të organizuar kriminal, i përfshirë në vrasje, plagosje, rrëmbim, ndalim, zhvatje dhe tortura të kryera në Izmir dhe rrethinat e qytetit.

“Binal Camgoz i tha një anëtari të lartë të klanit të Kavaçit se nuk e mbajta premtimin ndaj tij, prandaj duhet të më dërgonte një mesazh të fortë.

Camgozin nuk e kam takuar asnjëherë, as nuk kam pasur kontakte me të, por e di që aktualisht ndodhet në Drejtorinë e Ekzekutimit të Sanksioneve Penale me dënim me burg, dhe se kundër tij është nisur procedura e ekstradimit në Turqi.

Dyshohet se ka një përfshirje të mundshme të Camgoz në vrasjen e liderit të klanit Skaljar, Jovan Vukotiç”, thuhet në deklaratën e tij.

Dukaj pranoi se katër apo pesë muaj më parë, një shok nga Prishtina e kishte kontaktuar dhe i kishte kërkuar që të takohej me të.

Ai nuk e tha emrin e shokut nga Kosova, por zbuloi emrin e personit që ai i kërkoi të takonte.

Sipas Dukaj, ai u takua me shtetasin Indrit Kolleshi, i dënuar më parë për mashtrim në Shqipëri.

Ministri Dukaj, tha se ishte Indrit Kolleshi që i kërkoi ndihmë për dhënien e azilit për mafiozin turk, por që ai personalisht nuk premtoi asgjë konkret, thjesht interesim mbi rastin sipas procedurave dhe ligjeve të azilit.

 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.