Ministria e Arsimit: Regjistrimet e nxënësve në e-Albania do të bëhen deri më 30 shtator

Ministria e Arsimit dhe Sportit u jep mundësinë të gjithë nxënësve në arsimin parauniversitar, të cilët ende nuk janë regjistruar nëpërmjet portalit e-Albania, por vijojnë mësimin fizikisht, të regjistrohen online brenda datës 30 shtator. Kjo, nisur nga fakti se, viti 2023-2024 është viti i parë shkollor, ku, i gjithë dokumentacioni shkollor (regjistra, fletë informuese për […]

Shtator 15, 2023 - 10:05
 0
Ministria e Arsimit: Regjistrimet e nxënësve në e-Albania do të bëhen deri më 30 shtator

Ministria e Arsimit dhe Sportit u jep mundësinë të gjithë nxënësve në arsimin parauniversitar, të cilët ende nuk janë regjistruar nëpërmjet portalit e-Albania, por vijojnë mësimin fizikisht, të regjistrohen online brenda datës 30 shtator.

Kjo, nisur nga fakti se, viti 2023-2024 është viti i parë shkollor, ku, i gjithë dokumentacioni shkollor (regjistra, fletë informuese për prindërit, dëftesa, etj.) do të realizohet vetëm nëpërmjet sistemit SMIP.

Ministria e Arsimit dhe Sportit i’u kërkon të gjithë strukturave të saj të varësisë si, DPAP, DRAP, ZVAP dhe drejtorive e institucioneve arsimore, të mbështesin dhe asistojnë personat që ushtrojnë përgjegjësi prindërore, që asnjë nxënës të mos mbetet i paregjistruar brenda afatit të përcaktuar.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.