Ministria e Shëndetësisë në Gaza: Katër fëmijë vdiqën nga uria në spitalin Kamal Adwan

Ministria e Shëndetësisë në Gaza ka thënë se edhe katër fëmijë kanë vdekur në spitalin Kamal Adwan. Në njoftim është bërë e ditur

Shkurt 29, 2024 - 22:45
 0
Ministria e Shëndetësisë në Gaza: Katër fëmijë vdiqën nga uria në spitalin Kamal Adwan

Ministria e Shëndetësisë në Gaza ka thënë se edhe katër fëmijë kanë vdekur në spitalin Kamal Adwan.

Në njoftim është bërë e ditur se fëmijët kanë vdekur nga dehidratimi dhe uria.

Ministria ka njoftuar se me vdekjen e këtyre katër fëmijëve, numri i përgjithshëm i të vdekurve nga uria këtë javë, ka shkuar në 10.

Ndërkaq, zyrtarët palestinezë kishin paralajmëruar këtë javë se mijëra persona mund të vdesin nga uria në ditët në vijim nëse ndihma e duhur humanitare nuk arrin të gjitha rajonet e Gazës./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.