Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Baerbock: Sulmi në veriun e Kosovës, nga një bandë terroristësh të armatosur
Ministrja e Jashtme e Gjermanisë e konsideroi sulmin në veri të Kosovës, një akt të kryer nga një bandë terroristësh të armatosur.
Ministrja e Jashtme e Gjermanisë e konsideroi sulmin në veri të Kosovës, një akt të kryer nga një bandë terroristësh të armatosur.
Serbia duhet te kontribuojë në sqarimin e rrethaneve të vrasjes së policit kosovar. Po ashtu duhet të sqarohen edhe rrethanat e sulmit ndaj KFOR.Trupat serbe në kufi me Kosovën kanë nxehur situatën.Situata është aq e tensionuar sa NATO ka rritur praninë e KFOR dhe ne bëjmë të qartë se qëndrojmë vigjilentë dhe do kontribuojmë në afatgjatë për stabilitet. Çelësi i zgjidhjes së konfliktit është në Beograd dhe Prishtinë, nuk ka asnjë alternativë tjetër veçse Se dhe Kosova të angazhohen në mënyrë të vendosur për zbatimin e marrëveshjes së Ohrit”
Baerbock shtoi se është e nevojshme që të përshpejtohet ritmi i anëtarësimit në Union të vendeve të rajonit.
Duhet të përshpejtojmë ritmin e anëtarësimit në BE të vendeve të Ballkanit Perendimor. Për këtë arsye platform e Procesit të Berlinit është më e besueshmja.
What's Your Reaction?